Të leshtat e të dhirtat

Plator Gashi
8 min readFeb 10, 2024
Dhitë e kuqe, apo kuqlat, në Sofali pranë Prishtinës (Foto: P. Gashi)

Lista alfabetike e të gjithë emrave në gjuhën standarde shqipe që lidhen me dhitë, cjeptë, edhat (e kështu me radhë).

Parametrat e listës:

a. Është përdorur vetëm Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe, 1980.

b. Janë marrë parasysh vetëm zërat që përfshijnë në përkufizim fjalët dhi, edh, kec, cjap dhe sinonimet e tjera përkatëse.

c. Janë marrë parasysh vetëm emrat.

d. Janë përfshirë po ashtu emrat që janë të prejardhur nga mbiemrat, por që shënohen qartazi me përdorim shtesë emëror përbrenda zërit.

e. Janë përfshirë emrat që përdoren për lloje të ndryshme kafshësh, por që përfshijnë fjalët “dhi, cjap, edh…” në përkufizim ose shembuj.

f. Janë përfshirë fjalët gjegjëse mashkullore dhe femërore në rastet kur qëndrojnë si zëra të veçantë ose kur përkufizohen ndaras përbrenda një zëri.

1. ALLE — Dhi me qime të kuqe të ndezur.

2. ARRAKATE — Dhi që nuk rri në tufë së bashku me bagëtitë tjera.

3. BALISKË — Dhi me një bale të bardhë në ballë.

4. BALLUKE — Dhi me një tufë qimesh të gjata që i bien në ballë.

5. BALLËBARDHË — Dhi që ka ballë të bardhë.

6. BALËDRENJË — Dhi me brirë të gjatë e të drejtë dhe me balë të bardhë në ballë.

7. BALËMUSHKË — Dhi me qime të murrme si të mushkës dhe me një bale të bardhë në ballë.

8. BALË — Dhi me një pullë të bardhë në ballë, në turi ose në trup.

9. BARDHANË — Dhi e bardhë.

10. BARDHECE — Dhi krejt e bardhë.

11. BARDHEC — Cjap krejt i bardhë.

12. BARDHISH — Edh me qime të bardha.

13. BARDHONJË — Dhi e bardhë ose e bardheme.

14. BARDHË — shih BARDHANË

15. BARXHUL — Cjap i përhimë me qime të përziera, gjysmë i bardhë e gjysmë i zi.

16. BARXHË — Dhi e përhime, me qime të përziera, gjysmë e bardhë e gjysmë e zezë ose me qafë në ngjyrë tjetër.

17. BEJLEGE — shih BALLUKE

18. BOJËGJAKE — Dhi bojgjake.

19. BORE — Dhi shumë e badhë.

20. BOSKË — Dhi pa brirë.

21. BOSK — Cjap pa brirë, shyt.

22. BOZHURE — Dhi me qime në ngjyrë të kuqrreme.

23. BREZBARDHË — Dhi me një brez të bardhë.

24. BRICJAPE — Dhi me brirë të gjatë, të drejtë e të kthyer.

25. BRIDREJTË — Dhi që i ka brirët drejt përpjetë.

26. BRIGJATË — Cjap që i ka brirët të gjatë.

27. BRIHELLE — Dhi me brirë të gjatë dhe të drejtë.

28. BRIKEQE — Dhi me brirë të shtrembër.

29. BRIKOÇE — shih BRIÇE

30. BRIKULAÇE — Dhi me bri të kthyer përpara si kulaç.

31. BRIÇE — Dhi me një brirë të thyer.

32. BRYME — Dhi me qime bojë hiri në të errët.

33. BUZËBARDHË — Dhi me buzë të bardha.

34. CANGADHE — Dhi që ka mbetur pa kec dhe që mbahet për qumësht.

35. CAPOK — shih CJAPOK

36. CAPORE — shih CJAPORE

37. CJAP — Mashkulli i dhisë.

38. CJAPE — Kece, dhi.

39. CJAPODHI — Kafshë që ka tiparet gjinore të cjapit e të dhisë.

40. CJAPOK shih EDH

41. CJAPONJË — Dhi me brirë të mëdhenj e të ngritur drejt përpjetë.

42. CJAPORE — shih CJAPONJË

43. CUNGË — Dele ose dhi me bisht të prerë a me brirë të shkurtër.

44. CURRE — Dhi që i ka veshët e vegjël ose të prerë.

45. ÇILE — Dhi që i ka qimet ose leshin në ngjyrë të hirit.

46. ÇIPE — shih CURRE

47. ÇUPË — shih CURRE

48. DAHUK — Cjap me brirë të drejtë e të ngritur përpjetë.

49. DASHE — Dhi që është mësuar ta ndjekë pas bariun a të zotin.

50. DHENORE — Dhi që kullot bashkë me dhen.

51. DHIRTAT (të) — Dhitë dhe cjeptë.

52. DHI — Kafshë shtëpiake përtypëse me brirë e me lesh të gjatë, të drejtë e të ashpër, e cila mbahet për qumështin, leshin, mishin dhe lëkurën.

53. DUNGË — Dhi që ka bishin e shkurtër ose të prerë.

54. DYJARE — Dhi binjake.

55. EDHE — I vogli i dhisë femër derisa t’i mbushë një vit.

56. EDH — I vogli i dhisë mashkull derisa t’i mbushë një vit.

57. ENJË — Dhi që vijon të japë qumësht, megjithëse ka dështuar ose i ka ngordhur pjella.

58. FAQEKUQ — Dhi që e ka turirin në ngjyrë të kuqërremë.

59. FAQOLL — Dhi që e ka njërën faqe me ngjyrë të ndryshme nga tjetra; që e ka turirin në ngjyrë të ndryshme nga ajo e trupit.

60. FTUJAK — Edh mashkull nga një vit deri në dy vjeç.

61. FTUJË — Edh femër nga një vit deri në dy vjeç.

62. GAJTAN — Cjap me qime të murrme.

63. GASTARE — Dhi me qime të ndritshme në ngjyrë si të bardhë ndritshme ose me qime në ngjyrë si të bardhë.

64. GJERDANE — Dhi me një rreth të bardhë në qafë.

65. GRIFSHË — Dhi e larme.

66. GRIVË — Dhi që ka ngjyrë si të përhime e me lesh të ashpër.

67. GRREMÇE — Dhi me brirë të kthyer si grremç. (A goat with curved horns like a hook)

68. GURACAKE — Dhi që jeton nëpër male e shkëmbinj.

69. HEQËS — Dashi a cjapi që prin kopenë.

70. HËNOR — Cjap i patredhur, që mbahet për ndërzim.

71. KABARDHË — Dhi e badheme.

72. KACER — Dhi që i ka brirët të drejtë e të ngritur përpjetë.

73. KALESHE — Dhi me shumë lesh, me lesh të dendur, leshtore.

74. KALLAUZ — Dashi a cjapi me këmborë që udhëheq kopenë.

75. KAPROLLE — Dhi me brirë të kthyer dhe me qime në ngjyrë të kuqërremtë.

76. KARKASHINË — Edh i dobët, i paushqyer dhe i pazhvilluar mirë.

77. KARÇIN — Edhi në moshën kur këputet nga e ëma.

78. KATAROSH — Cjap me katër brirë a me brirë të degëzuar.

79. KECE — shih EDHE

80. KEC — shih EDH

81. KEDH — shih EDH

82. KOCAN — Cjap i zi.

83. KOCË — Dhi e zezë.

84. KORBASH — Cjap i zi.

85. KORBEC — shih KORBASH

86. KORB — shih KORBASH

87. KOÇ — Cjap që ka një bri të thyer.

88. KRESHPË — Dhi me lesh të gjatë, të trashë dhe të ashpër.

89. KUQALE — Dhi me qime si të kuqe.

90. KUQAL — shih KUQO

91. KUQASH — shih KUQO

92. KUQO — Cjap i kuq.

93. KUQËL — Dhi me qime të kuqe.

94. KËNUTË — Dhi e përhime.

95. KËRRUTË — Dhi brirë të kthyer nga pas.

96. KËRTHI — Edh deri dy–tre muajsh, që nuk ka filluar mirë të hajë bar.

97. LACAN — Cjap ose dash i bardhë me lara të vogla.

98. LACË — Dhi e bardhë me lara të vogla.

99. LARAGANE — shih LARË

100. LARAKUQE — Dhi me lara të kuqe.

101. LARAKUQ — Cjap me lara të kuqe.

102. LARASHE — shih LARË

103. LARASH — Cjap i larmë.

104. LARAZEZË — Dhi me lara të zeza.

105. LARICË — shih LARË

106. LARIK — Edh i larmë.

107. LARISKË — Dhi me lara të vogla.

108. LAROSHE — shih LARË

109. LAROSH — shih LARASH

110. LARUKE — shih LARË

111. LARUSHE — shih LARË

112. LARUSH — shih LARASH

113. LARËMUSHKË — Dhi e murrme dhe me lara në trup a në turi.

114. LARËVERDHË — Dhi me lara të verdha.

115. LARË — Dhi me lara.

116. LASHTAK — Edh i pjellë para kohe i ngordhur, dështak.

117. LATREDH — Cjap a dash që nuk mund të tridhet për shkak të vendosjes jo të rregullt të herdheve.

118. LEPURUSHKË — Dhi me veshë të gjatë.

119. LLACAMAN — Edh që pi gji deri vonë.

120. LLAPUSHE — Dhi me vesh të mëdhenj, të gjatë dhe të varur.

121. LLAPUSH — Cjap me vesh të mëdhenj, të gjatë e të varur.

122. LLAPË — Dhi me veshë të mëdhenj e të varur.

123. LLASHKË — Dhi që ka pjellë një vit para kohës së zakonshme.

124. LOGE — Dhi me trup të vogël e të dobët.

125. LOJCAK — Edh që kërcen e bredh shumë që nuk rri në një vend, po lëviz andej–këtej.

126. LOJËS — shih LOJCAK

127. LËKUQE — Dhi me qime të kuqërreme.

128. LËKUQ — shih KUQO

129. MANJË — Dhi me njërën sisë të sëmurë.

130. MARMARA — Dhi katër a pesëvjeçare që s’ka pjellë, dhi shterpë.

131. MOTAK — Edh që ka mbushur një vit.

132. MURRAKE –Dhi që vjen si e zezë, e murrmë, e zeshkët, a në ngjyrë gështenje (A goat thatis blackish, brownish or chestnut colored.

133. MUSHKASH — Cjap që e ka qimen të murrët, që vjen në ngjyrë të mushkës.

135. MËLLENJË — Dhi me qime të zeza.

136. MËNDARAK — Edh, që mëndet te një dhi tjetër, sepse i ka ngordhur e ëma ose kjo nuk ka qumësht.

137. PALIGJË — shih LLASHKË

138. PJELLAKE — Dhi që është në gjendje të pjellë.

139. PJELLAK — Cjap që sapo ka filluar të ndërzejë.

140. PËLLE — Dele ose dhi që ka pjellë dhe jep qumësht.

141. PËRBINJORE — Dele ose dhi që pjell për herë të dytë.

142. PËRÇAK — shih PËRÇ

143. PËRÇOR — Cjapi me këmborë a me zile të madhe në qafë, që i prin tufës.

144. PËRÇ — Cjap i patredhur.

145. QAFËZEZË — Dhi e ka qafën të zezë.

146. QERBË — Dhi e zezë me faqe të kuqe.

147. QIMEKUQE — Dhi i ka qimet të kuqe a të kuqërreme.

148. QUMËSHTORE — Dhi që jep shumë qumësht.

149. RRJEPË — Dhi, së cilës i ka rënë leshi vende–vende.

150. SHARAN — Cjap që ka pulla a pikla të zeza në trup ose në fytyrë; me pikla të zeza.

151. SHTERPORE — Dele a dhi dy deri tre vjeçe.

152. SHTERPOR — Cjap dy deri tre vjeç

153. SHYTË — Dhi që nuk ka brirë.

154. SHYT — Cjap që nuk ka brirë.

155. SKUQE — Dhi që e ka fytyrën ngjyrë kafe në të kuqe.

156. SQAP — shih CJAP

157. SYSKË — Dhi që ka rrathë të zinj rrotull syve a njolla të zeza në turi.

158. TAMBLAK — Edh pirës.

159. TERAK — shih PËRÇ

160. THIMASHE — Dhi që vjen e përhimë, që i ka qimet si të përthinjura.

161. THITHATOR — shih TAMBLAK

162. TREDHAK — Cjap i tredhur.

163. TURIKUQE — Dhi që e ka fytyrën të kuqërremtë.

164. VARGËR — shih PËRÇ

165. VATHORE — Dhi me vathë a me rezhda.

166. VERDHANE — Dhi që e ka qimen si të verdhë.

167. VESHUKE — shih LLAPUSHE

168. VETULLOSHE — Dhi me rrathë të kuq anës syve.

169. YLLE — Dhi me një shenjë në ballë në ngjyrë tjetër.

170. ZEBË — Dhi që e ka qimen të zezë, me trup të zi.

171. ZEZKË — shih ZEBË

--

--

Plator Gashi

Linguist, writer, teacher, translator, and musician based in Munich. Mostly posts about literature and language. Find me on Instagram: @platuer_